Test si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që...

Test si ai i alkoolit, nga Britania vjen pajisja e mahnitshme që zbulon Covid-19 për 1 minutë (FOTO)

365
0

Zbulimi i vaksinës të Koronavirus ka vënë në garë me kohën shumë shtete të fuqishme. Por fillimisht, duhet një identifikim i shpejtë i personave nëse janë apo nuk janë infektuar me koronavirus.

 

Një zgjidhje duket se na vjen nga shkencëtarët britanikë, të cilët pretendojnë se kanë shpikur një pajisje e cila nxjerr rezultatin brenda 1 minute.

 

Testi bëhet fare thjeshtë, përmes një fryrje, e njëjtë si me testin e alkoolit. Madje, ajo identifikon edhe sëmundjen e frymëmarrjes si astma dhe gripi.  E gjitha përmes ‘biomarkerë’ që janë më të bollshme në frymëmarrjen e njerëzve me Covid-19, por jo të njerëzve me këto kushte të tjera të frymëmarrjes.

 

I zhvilluar si pjesë e një projekti të quajtur TOXI-Triage, testi është më pak invaziv sesa dy testet kryesore për zbulimin e Covid-19, zbulimi i antigjenit dhe PCR, që përfshijnë tamponët nga kampionët e gjakut.

 

 

Studiuesit thanë se metoda e tyre mund të përmirësojë përvojën e marrjes së një testi koronavirus dhe të luajë një rol të rëndësishëm në rifillimin e ekonomisë.

 

Shkencëtarët shpresojnë që zhvillimi dhe vërtetimi i qasjes së tyre mund të lejojë diagnostikimin e shpejtë të Covid-19 në sezonet e ardhshme të gripit endemik.