Tërmeti / Valë arrestimesh në Durrës, 17 urdhër-arreste

Tërmeti / Valë arrestimesh në Durrës, 17 urdhër-arreste

372
0

Plot 17 urdhër-arreste janë prerë në qytetin e Durrësit lidhur me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor, çështjen penale që i referohet tërmetit të fuqishëm, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e një 25 personave vetëm në Durrës.

 

Dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje, moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, dhe nga mospërmbushja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.