Tërmeti/ SHBA sjell ekspertë për vlerësimin e dëmeve, ambasada amerikane: Po shpërndajmë...

Tërmeti/ SHBA sjell ekspertë për vlerësimin e dëmeve, ambasada amerikane: Po shpërndajmë artikuj jetikë për të prekurit

291
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se qeveria amerikane vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri, pas tragjedisë natyrore të tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, si dhe ka sjellë ekspertë fatkeqësish natyrore për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se me financimin e USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjienike, në vendet e prekura më shumë nga tërmeti.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë.

Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert farkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

  • foto galeri