Bota

Tërmeti i fuqishëm shkund ishullin grek

By vizional

August 29, 2019

Greqia vazhdon të tronditet nga tërmetet. Ishulli grek Rodos është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 ballë, duke shkaktuar panik tek turistët. Qendra Sizmike e Mesdheut Euro raportoi fillimisht se tërmeti  ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit. Turistët anglezë thanë për mediet se ‘i gjithë hoteli i tyre u trondit’ nga tërmeti.

Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.