Tërmeti i fortë trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve sizmike

Tërmeti i fortë trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve sizmike

363
0

Një tërmet me madhësi 4 ballë të shkallës Rihter ra të mëngjesin e kësaj të marte në një zonë detare në perëndim të ishullit të Samosit, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik grek.

Thellësia fokale e lëkundjeve vlerësohet në 10 km dhe epiqendra e tij në 33 km në perëndim të ishullit të Samos.

 

Kujtojmë se kjo pjesë e Egjeut është një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku në tetor të vitit të kaluar një tërmet i fuqishëm ka shkundur ishujt përrreth, ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Greqi ashtu edhe dhe në Turqi.

 

Magnitudë e lëkundjeve të tetorit ishte 6.9 ballë të shkallës Rihter, dhe  epiqendra u raportua se ndodhej në verilindje të ishullit Samos me thellësi fokale prej 10 km. Tërmeti i fuqishëm shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe 2 viktima, të cilët ishin 2 adeleshentë që po ktheheshin nga shkolla.