Aktualitet

Tërmeti i fortë 6.7 ballë, autoritetet lokale evakuojnë banorët nga ishulli Samos, ja arsyeja

By vizional

November 06, 2020

 

Dëmtimi që kanë pësuar shtëpitë dhe ndërtesat në ishullin e Samos, shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm me madhësi 6.7 ballë para disa ditësh, ka detyruar autoritetet lokale të evakuojnë qytetarët e zonës.

Kjo për shkak të frikës se pasgoditjet që po vijojnë, mund të shkaktojnë dëme të tjera në këto ndërtesa dhe t’i rrëzojnë plotësisht.

 

Sipas një njoftimi emergjent të lëshuar mbrëmë nga Komuna e Samosit Lindor, “e gjithë popullsia po evakuohet në mënyrë të organizuar”, dhe po akomodohen në hotele.

 

Por, sipas mediave, greke, frika e ngritur nga shkencëtarët është se pasgoditjet mund të arrijnë edhe në lëkundje të forta me magnitudë deri në 6 ballë.

 

“Ky vendim u gjykua i domosdoshëm për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i rrëshqitjeve së dherave, lëkundjet e nga shembjet e ndërtesave ose elementeve të tyre gjatë periudhës pas tërmetit. Ky vendim është marrë për shkak të pasgoditjeve, që shkakton rrëshqitje të dheut, por edhe nga frika e një termeti të fortë që sipas shkencëtarëve pritet të arrijë edhe 6 Rihter”, shkruajnë mediat greke.