Tërmeti, Bashkia e Tiranës miraton dëmshpërblimin për 507 familje. Ja lista e...

Tërmeti, Bashkia e Tiranës miraton dëmshpërblimin për 507 familje. Ja lista e plotë

338
0

 

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot listën prej 507 familjesh që do të marrin shpërblim financiar për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre nga tërmeti i 21 shtatorit. Këshilli Bashkiak miratoi vendimin “Për dhënien e ndihmës financiare”për plotë familje që kanë pësuar dëme ndërtimore si pasojë e tërmetit të dy muajve më parë, duke iu ardhur atyre në ndihmë për të rikonstruktuar banesat e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoj se përveç 507 emrave që u miratuan sot, shumë shpejt do të vijë edhe një listë tjetër familjesh që marrin dëmshpërblim. “Mesa duket historia e këtij qyteti është që jo 1 herë apo 2 të rrëzohet, por 100 herë të rrëzohet prapë do të ngrihet në këmbë. Kështu që besoj se sfida për rikuperimin e mbi 500 shtëpive të dëmtuar është disa herë më e madhe se sa 21 shtatorit, por edhe një ngushëllim i madh, të paktën për Tiranën duke qenë se u kursyem nga jetët e njerëzve, mundet t’u japim kurajo për t’u thënë: Është keq, por ka edhe më keq. Tani që kemi jetën të fokusohemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Durrës dhe Thumanë dhe pasi të mbarojë shpëtimi do të shqetësohem për çdo tjegull, pllakë, tullë që duhet të vendosim. Vendimi më i rëndësishëm për sot është një vendim për 507 familje të cilat janë prekur nga tërmeti i datës 21 Shtator por edhe dhe tërmeti i sotëm. Na rezulton që tipologjia e familjeve që atëherë u prekën sërish sot janë prekur sërish sepse janë po ato shtëpi të ndërtuara po në atë mënyrë, po në ato kodra dhe vende të vështira në Tiranën periferike në po atë qerpiç në një vend që kishte rënë çatia sot kishte rënë komplet”, u shpreh Veliaj. Ai gjithashtu bëri të ditur se familjet e tjera të cilave shtëpitë iu shkatërruan plotësisht dhe iu bënë të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit do të hyjnë në banesat e reja shumë shpejt. “Ndërkohë që rreth 59 familje që ishin tashmë të rrënuara sot në fakt shtëpia e re ose shtëpia që është në ndërtim i bëri ballë edhe besoj që duke filluar nga kjo fundjavë do të futen 59 familje në shtëpitë e reja që janë bërë nga Bashkia e Tiranës dhe komuniteti i donatorëve”, tha Veliaj.

Lista-perfundimtare-personave-qe-perfitojne-ndihme-financiare-nga-demet-e-termetit