Aktualitet

Tërmetet/ Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë, ja ku mund të shkojnë ata që kanë nevojë për ndihmë

By vizionc

September 21, 2019

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht; 2- Liqeni i Thatë; 3- “Bulevardi ri”, Kashar; 4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha në Rr. “Don Bosko”; 6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat. Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.