Lajme

Tërmetet në Maqedoni, 50 të plagosur

By Vizion

September 12, 2016

50 qytetarë të Shkupit në Maqedoni janë lënduar pas tërmeteve të sotme, në panik për të ikur sa më shpejtë nga shtëpitë e tyre, raportojnë mediat lokale.

Sipas informatave të zdravstvo24.mk, ka mbi 30 pacientë me thyerje të krahëve dhe këmbëve dhe lëndime nga objektet e mprehta.

Raportohet se pasdite, ata u pranuan në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum Ohridski”, transmeton Portalb.

Dhjetë prej tyre iu është dhënë ndihmë në Spitalin Shtetëror të Qytetit “8 Shtatori”. Siç u tha nga pacientët, janë lënduar derisa përpiqeshin të iknin nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të fuqishëm. Një pjesë prej tyre ranë nga shkallët, të tjerët u hodhën nga tarracat nga katet më të ulëta të ndërtesave.

Ambulanca e ndihmës së shpejtë, vetëm për 2 orë, ndërhyu për t’i ardhur në ndihmë 6 të lënduarve, raportojnë mediat lokale.

Ata u transferuan në spitalet në Shkup. Në Qendrën Emergjente në klinikën qendrore janë pranuar dy punëtorë, të cilët gjatë kohës së tërmetit (rreth orës 15:10) punonin në depo. Njëri kishte goditje, kurse tjetri kishte pësuar lëndime nga objekte të mprehta.