Aktualitet

Tërmet/ Shkundet  Korça, sërish panik tek qytetarët

By vizionc

November 01, 2019

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky tërmet, ndërsa raportohet se qytetarët janë vënë në panik nga lëkundjet e forta. Gjithashtu janë shkaktuar disa dëme materiale, pasi muret e disa banesave të tjera janë plasaritur, kryesisht në fshatin Qafzezë të Kolonjës dhe Vidohove të Devollit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi.

Kujtojmë se disa muaj më parë tërmetet e njëpasnjëshme në Korçë shkaktuan shumë dëme materiale dhe disa shtëpi u shpallën të pabanueshme.