Lajme

Tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës rihter godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

By vizional

May 12, 2021

Një tërmet me madhësi 4.9 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnate në zonën e Kastoria në Greqi. Epiqendra mësohet se ishte në kufirin greko-shqiptar, konkretisht 18 kilometra në perëndim të Kastoria, ndërsa thellësia fokale ishte pesë kilometra.

Tërmeti u ndje veçanërisht në qytetin e Kastoria, por edhe në zonat përreth, si edhe në Korçë.

Mediat greke raportojnë se në saj të informacioneve nga autoritetet lokale, nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.