Aktualitet

Tërmet 4.4 ballë në Tiranë dhe disa qytete të tjera

By vizional

May 24, 2017

 

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë shkalla rihter u ndje mesditën e sotme në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tërmetit , i cili zgjati pak sekonda, ishte 43 km nga Tirana, 22 km nga Peshkopia dhe 9 km nga Bulqiza dhe lëkundja kishte një thellësi prej 10 km. Tërmeti zgjati për pak sekonda, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sipas mediave, në qytetin e Bulqizës pas lëkundjeve të tërmetit fëmijët janë larguar nga ambientet e shkollës dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që ende nuk ka një informacion për dëmtime në njerëz ose banesa. Ndërsa Instituti i Gjeoshkencës bën  të ditur se gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur lëkundje të shpeshta tërmeti në disa qytete të vendit.