Tentoi të vriste dy vëllezër me granatë, arrestohet i moshuari

Tentoi të vriste dy vëllezër me granatë, arrestohet i moshuari

405
0

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në fshatin Dardhas të Pogradecit, ku një burrë i moshuar është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me granatë dy vëllezër.

 

Policia njofton se ka vënë në pranga 72-vjeçarin R. F, i cili mbrëmë pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues po në fshatin Dardhas të Pogradecit.

 

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me granatë dy vëllezër, gjatë një konflikti, policia vë në pranga autorin

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: R.F., 72 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec.

 

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

 

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

 

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë , si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.