Tensionet në kulm, Merkel udhëton drejt Rusisë për të biseduar me Putin....

Tensionet në kulm, Merkel udhëton drejt Rusisë për të biseduar me Putin. Pse ky takim shihet si sinjal për SHBA-në

347
0

 

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Moskë të shtunën për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, pas tensioneve në kulm në Lindjen e Mesme, shihet dicka me teper se sa thjesht nje takim kortezie. Marrëdhëniet politike të Gjermanisë dhe Rusisë po shkrijnë, dhe ky cilësohet si një lajm i mirë për të gjithë evropianët, shkruan agjecia ruse e lajmeve RT.

 

 

Ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara në dukje “kanë ngritur pushkët” për luftë, Rusia dhe Gjermania, si dy vendet më të fuqishme të kontinentit, kanë një përgjegjësi të veçantë për ta mbrojtur atë nga çdo pasojë, vijon shkrimin e saj RT.

 

Vendimi i Merkel për të udhëtuar në kryeqytetin rus mund të konceptohet si një sinjal për Uashingtonin se Merkel dëshiron që udhëheqja amerikane ta dijë që pajtohet me Moskën për urdhrin e Donald Trump për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimani. Rusia e ka etiketuar sulmin “të pamatur” dhe gjermanët kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e vrasjes.

 

Kremlini tha se në takim do të adresohet “situata në Siri dhe Libi si dhe eskalimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit më 3 janar”.

 

Merkel dhe Putin ishin takuar muajin e kaluar në Paris si pjesë e përpjekjeve për të vendosur armëpushimin në lindje të Ukrainës.