Tëmeti i fuqishëm godet Kroacinë, qindra banesa të dëmtuara

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 is shkallës Rihter ka goditur kryeqytetin kroat, Zagrebin në orët e para të mëngjesit, raporton Reuters.

 

Nga raportimet e para nuk ka njerëz të lënduar, por ka patur shumë dëme materiale, pasi janë dëmtuar një numër i madh ndërtesash, duke i lënë njerëzit në rrugë.

 

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ishte 5.3 i shkallës Rihter, i pasuar nga një tjetër me magnitudë 5.1.

 

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviç u bëri thirrje përmes llogarisë së tij në Twitter njerëzve në rrugë për të mbajtur distancën midis tyre, ndërsa vendi po lufton me përhapjen e koronavirusit.

 

 

Deri më tani, Kroacia ka raportuar 206 raste të koronavirusit dhe një vdekje.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *