Shtyhet sërish seanca për çështjen Shullazi.
Seanca do të zhvillohet në datën 8 prill për shkak të mungesës së avokatëve.
Kjo është e gjashta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.
Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Bashkë me të janë dënuar edhe grupi i tij, përfshirë edhe Gilmando Danin.
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.