Sot në emisonin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një baba, i cili për herë të fundit e ka parë të birin 6 vjet më parë.
Shemsedin Haxhiaj është divorcuar nga bashkëshortja 12 vite më parë. Të rinjtë u njohën nëpërmjet telefonit, ishte një telefonatë e gabuar, që u kthye më pas në motivin e njohjes dhe takimit të tyre.
Asokohe djali nga Tropoja u dashurua me vajzën nga Vlora. Të rinjtë pasi ndenjën disa muaj së bashku vendosën të lidhnin jetën. Nga martesa erdhi në jetë djali i tyre i cili sot është 12 vjeç. Shemsedini rrëfen se martesa nuk zgjati pasi debatet e vazhdueshme që ai kishte me familjen e gruas bënë që të rinjtë të shkonin drejt divorcit.
Ajo që sot e shqetëson këtë baba është mos takimi me të birin. Shemsedini aktualisht jeton në Francë dhe ka ndërtuar një jetë të re, është rimartuar dhe ka dy fëmijë, por zemra e tij është e lënduar pasi nuk mund të takoj të birin , djalin nga martesa e parë.
Sot ai ka vetëm dy fotografi të të birit, të cilat i mori 6 vjet më parë nga bashkjetuesi gruas.
Shemsedini e ka takuar të birin në këto 12 vjet vetëm një herë, asokohe ai shkoi në shkollën ku i biri studionte. Që nga ajo ditë ky baba këkon vazhdimisht të lidhet me të birin por ish bashkëshortja ka prerë çdo lloj kontakti me të.
Sot babai në një lidhje skype nga Franca i bëri apel ish bashkëshortes, që kjo e fundit ta lejojë djalin të rilidhet me të. Por në anën tjetër në vend të saj iu përgjigj ish-vjehrri, i cili tha se duhet të fliste me vajzën më parë.