Aktualitet

Telefonata e fundit e Adelës

By vizional

October 29, 2017

Gazetarja Adelajda Xhamani, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj. Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish-banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak. Mësohet se Xhamani vuante nga epilepsia. Sipas policisë, trupi i pajetë i gazetares është gjetur rreth orës 05:10 të mëngjesit në banesën e saj, në rrugën e “Thesarit”, ku ajo jetonte e vetme.

Telefonata e fundit me shoqen

Para se të ndërronte jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gazetarja Adelajda Xhamani i ka telefonuar njërës prej shoqeve të saj. 31-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë pasi kishte bllokim të frymëmarrjes. Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i Adelës përpara se të ndërronte jetë. Ka qenë pikërisht shoqja e cila ka njoftuar urgjencën qw ka mbërritur në banesën e gazetares. Adela kishte bërë edhe plane edhe për sot. Kishte lënë të dilte në darkë me mikeshat e saj për një gotë verë. Planet dhe ëndrrat e gazetares së re janë prerë në mes. Adela ka lindur në qytetin e Kavajës. Vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet. Adela ka lënë pas dy prindërit e saj, si dhe motrën dhe vëllain të cilët jetojnë në Gjermani.