“Teknologjia në zgjedhje”, Lu: Ku janë anëtarët e mazhorancës? Akoma në...

“Teknologjia në zgjedhje”, Lu: Ku janë anëtarët e mazhorancës? Akoma në krevat?!

458
0

Donald Lu njihet si një nga ambasadorët që e thotë pa doreza atë që mendon. Madje edhe sot në një konferencë të zhvilluar për “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje”, ambasadori amerikan në Tiranë nuk nguroi të bënte një kritikë. Në fllim të fjalës ai falënderoi anëtarët e opozitës për prezencën e tyre, por për ata të mazhorancës, që si duket ishin të paktë, tha me ironi se “pse po qëndrojnë akoma në krevat”? “Fillimisht falënderoj opozitës që merr pjesë në këtë takim, pse të duhet qëndrojnë akoma në krevat, sepse pak anëtarë të mazhorancës po marrin pjesë këtu. A po e marrin me seriozitet këtë çështje,” u shpreh ai.