Tedencat e makijazhit vjeshtë-dimër; Këto janë produktet bazë që nuk duhet të...

Tedencat e makijazhit vjeshtë-dimër; Këto janë produktet bazë që nuk duhet të mungojnë në çantën e makeup-it

458
0

Kur bëhet fjalë për makijazhin, asnjë femër nuk mbetet indiferente. Me një larmi zgjedhjesh dhe stilesh, janë pasarelat ato që na diktojnë tendencat, duke na orientuar drejt një rryme të caktuar. Këtë sezon, grimi përfaqësohet me tendencën glam. Ndriçimi vihet re në sy, në fytyrë dhe në buzë me efekte të forta, xixa dhe shkëlqyes, duke sjellë pak magji në pamjen tonë.

Living sjell për ju disa sugjerime për një pamje plot hijeshi në këto ditë të bukura vjeshte

PENELI GRAFIK

Eksperimentimi me penelin ishte elementi kryesor i grimit, që u vu re në javën e modës dhe u kthye në trendin e këtij sezoni. Frymëzimi për këtë trend mendohet të jetë ideja e së shkuarës që takohet me të ardhmen. Pavarësisht nëse ju pëlqen të eksperimentoni apo doni t’i qëndroni besnikë klasikes, peneli duhet të jetë patjetër pjesë e pamjes suaj! Rekomandojmë: Gosh Slanted Pro liner – mat ose jo

SMOKEY EYES ME TONE TË BUTA DHE NEUTRALE

Rikthehen në modë Smokey Eyes, por këtë herë krejt ndryshe: ngjyra neutrale, me tone të çelura, por që zgjaten përtej bishtit të syrit, duke krijuar pamjen Cat Eye, plot elegancë. Rekomandojmë: Gosh Mix & Match Palette

BUZË TË BUTA QË SHKËLQEJNË

Shkëlqyesit e buzëve, që i tregojnë buzët të shëndetshme, janë must për stinën e vjeshtës. Përveçse do të dukeni bukur dhe natyrale, këta shkëlqyes do t’i mbrojnë buzët tuaja nga i ftohti. Rekomandojmë: Gosh Lumi Lips

XIXA DHE SHKËLQIM MINIMAL PËR SYTË

Këtë sezon edhe mund të shkëlqeni… por, me masë! Duhet të ruani klasin dhe pamjen elegante, duke përdorur në sy shkëlqimin e rafinuar për mbrëmjet apo evenimentet e shumëpritura. Rekomandojmë: Gosh Mix & Match Palette, Gosh Lumi Drops

KREMI PUDËR , a ke përdorur krem pudër

Sigurisht që përdorni krem pudër, madje me shumicë, por kujdesuni që ta keni përfundimin natyral dhe të mëndafshtë, që lëkura juaj të duket e ushqyer dhe e shëndetshme, madje, pse jo, me pak shkëlqim. Qëndroni larg kremit pudër mat këtë sezon. Rekomandojmë: Gosh Chameleon Primer & Foundation

BLUSH SIKUR PO SKUQENI

Ky mund të konsiderohet trend tërësisht i ri. E kishit harruar ruzhin për faqet, apo jo? Mënyra më e mirë për të zbutur çdo pamje dhe për ta bërë atë më vajzërore apo të freskët, është aplikimi i ruzhit për faqet, i cili gjithashtu do ta bëjë fytyrën tuaj të duket edhe më natyrale. Rekomandojmë: Gosh Mix & Match Palette, Gosh Lumi drops

NATYRALE POR E KONTURUAR

Me gjithë këto tendenca drejt natyrales, nuk mund të lejojmë të dukeni e zbehtë në këto ditë të ftohta, ndaj duhet të përdorni patjetër pak kontur për faqet dhe korrektor poshtë syve. Sigurohuni që konturi të jetë ngjyrë e ngrohtë dhe të aplikohet pak më poshtë se ruzhi për faqet, ndërsa korrektori të ketë përfundim natyral, mbulim të mirë dhe ngjyrë të përshtatshme për ju. Rekomandojmë: Gosh Mix & Match Palette, Gosh CCC stick concealer

H I G H L I G H T – SHKËLQENI

Theksoni në mënyrë perfekte kockat e mollëzave. Për një pamje më atraktive, aplikoni pak me gisht edhe mbi vetulla, në cepin e brendshëm të syrit, në majën e hundës dhe pak në mjekër. Rekomandojmë: Gosh Mix & Match Palette, Gosh Glow powder pearls

VETULLA QË NUK TËRHEQIN VËMENDJE, POR MBETEN PERFEKTE

Iku koha e vetullave që marrin gjithë rëndësinë e pamjes… Tani është koha e vetullave të kuruara, por me masë. Rekomandojmë: Eye Browkit by Gosh, Gosh Brow Pomade

QERPIKË TË THEKSUAR, POR NATYRALË

Të gjatë, të kthyer dhe me volum, por natyralë. Duke qenë se theksi i bukurisë po shkon gjithnjë e më shumë drejt natyrales, jo rastësisht shohim se në javën e modës apo në pasarelat e mëdha, askush nuk përdor qerpikë falsë. Rekomandojmë: Gosh Blown Away Mascara