Teatri/ Basha tregon lëvizjen e papritur: Kemi një marrëveshje…

Teatri/ Basha tregon lëvizjen e papritur: Kemi një marrëveshje…

324
0

Në ballë të protestës së artistëve që qytetarëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar është vënë sot edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.

Pasi artistët kanë mundur të hyjnë brenda, në sallë është ulur edhe kryedemokrati, i cili ka deklaruar se PD-ja prej një muaji po negocion një marrëveshje me artistët për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për Teatrin Kombëtar.

 

“Përgatitja e marrëveshjes ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do botohet e plotë. Nesër do keni edhe pikat e marrëveshjes. Aleanca për Teatrin e ka udhëhequr këtë protestë, ne do jemi në mbështetje të tyre”,- tha kryedemokrati.

Basha nuk i ka kursyer thumbat për Ramën, kur u shpreh se ndërsa ai preferon të rrijë me artistët, Rama zgjedh kriminelët.

 

“Këta janë njerëzit me të cilët unë preferoj ta kaloj kohën, ndryshe nga ai që do ta shkatërrojë teatrin, që e kalon kohën me Ymer Lalën me Emiljano Shullazin, me Avdylajt. Ne do ta shporrim këtë klikë që do të pastrojë këtu paratë e drogës dhe t’i japë pjesën e tij Edi Ramës. Kam besim të madh se kjo është një ndarje më e thellë se ajo e 30 qershorit”,- tha Basha.