Lajme

Të zhdukurit gjatë luftës, presidentja kroate mesazh të qartë: Nuk do ta vizitoj Serbinë derisa të zgjidhet çështja

By vizionc

December 31, 2019

Presidenti serb Aleksander Vucic dhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç ka deklaruar se përderisa çështja e të zhdukurve gjatë luftës në ish-Jugosllavi nuk zbardhet, atëherë ajo nuk do të vizitojë Serbinë.

 

Kitaroviç ka theksuar se gjatë vizitës së Vuçiç në Zagreb ajo ia kishte bërë të qartë se derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht atëherë nuk kishin çfarë të diskutonin.

 

‘Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë  Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim’, ka thënë Kitaroviç.