Të thyesh karantinën duke pirë raki e ngrënë qepë..ja çfarë bën këngëtari Endri Prifti..

Endri Prifti ka thyer rregullat e vendosura nga qeveria për të qëndruar të izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe ka dalë për shëtitje në natyrë.

Në disa video të publikuara në Instgram, këngëtari shihet duke pirë raki dhe duke ngrënë së bashku me një grup miqsh të tij.

Duke u uruar shëndet, ai u bën apel njerëzve që të lënë karantinën dhe të dalin të shijojnë jetën.

“Me raki, qepë, me djathë e vezë. Po ju them që janë ditët më të bukura të jetës dhe më besoni mua tani. Vërjuni këmbëve, pa frena si i thonë dhe ngjituni e shijoni jetën. Lëreni karantinën, të keni shëndet, gëzuar edhe Pashkët. Me qepë, djathë e ullinj. Shëndet e të mira,”- tha Stefi.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *