Të tejngopur nga ushqimet e festave, provoni supën detoks me panaxhar dhe...

Të tejngopur nga ushqimet e festave, provoni supën detoks me panaxhar dhe kos

427
0

 

Nëse deri sot keni e keni provuar panxharin vetëm në sallatë, po të përgatisni këtë recetë, nuk do ta krahasoni me gjë tjetër! Përveç shijes, panxhari është një vlerë e vërtetë për gjakun.

 

Përbërësit për 2 persona:  500g panxhar i kuq 2 qepë të njoma 1 mollë jeshile 1 patate 1/2 litër lëng zarzavatesh 80g kos i bardhë 50g djathë Gorgonzola vaj ulliri kripë e piper

 

Përgatitja: Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper. Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër./living/