Aktualitet

“Të rishikohet harta territorial”, Veliaj: Aeroporti i Rinasit të jetë i Tiranës

By vizionc

November 20, 2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njëherësh edhe kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore propozoi rishikimin e ndarjes së re territoriale ku aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës. I ftuar për të diskutuar rreth projektbuxhetit për pushtetin vendor për vitin 2020, Veliaj tha se nuk mund të investojë në një territor që nuk është i Tiranës, si në rastin e Rinasit.

“Reforma Fino-Çuçi ka adresuar 99.99 % të shqetësimeve megjithatë duke qenë se ishte voluminoze duhet të ketë një rishikim të korrektimit të kufijve. Në disa raste ku një territor për të bërë një shkollë qëllon vija në anën tjetër pra janë gjëra krejt banale disa gjëra asaj më duken parimore. Do ju sjell një shembull konkret me të cilën kam bërë një dakordësi me kryeministrin të qeverisë dhe do të doja që kur të më vijë këtu të jeni të përgatitur. Nuk mundet aeroporti kombëtar i Shqipërisë i Tiranës të vashdojë të jetë në Fushë-Krujë dhe nuk mundet rruga lidhëse të jetë në Vorë. Vetëm segmenti qafë e Kasharit ku mbaron kufiri i Tiranës deri tek rrethrrotullimi i Rinasit ka 192 çarje të paligjshme në rrugë. Për bashkinë e Vorës nuk ka rëndësi fare kush është kryetar bashkie, për bashkinë e Krujës nuk ka fare kush është kryetar bashkie, Rinasi është në periferi të vëmendjes së vetë është në periferi e vetë fizike. Ne s’kemi dot integritet rruge Rinas-Tiranë. Pra vjen një delegacion  të takoj parlamentin dhe nga rruga Rinas-Tiranë shikoni se si ne është si Kabul. Kështu që kjo mund të bëhet në të zezë deri në njëfarë mase. Por unë nuk investoj dot të bëj  pemë, të çoj shërbimet e policisë bashkiake dhe të IMT-s në një territor që nuk është i imi, se është shkelje”, theksoi Veliaj.