‘Të publikoj videot në internet po s’më dhe…’, arrestohet 40 vjeçari i...

‘Të publikoj videot në internet po s’më dhe…’, arrestohet 40 vjeçari i dënuar për vjedhje, por kanosi edhe një person. Ja detajet

76
0

Arrestohet nga Policia një 40-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje, por i akuzuar për kanosje për dhënien e pasurisë. Ai ka kërcënuar një shtetas se do i publikonte video kompromentuese në internet nëse nuk i jepte para. Me anë të kanosjes ai ka arritur t’i marrë shtetasit G. B shumën 57.500 lekë, tha Policia. M.D u arrestua nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar arrestoi në flagrancë shtetasin M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.