Të prekurit nga tërmeti, Ministri Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e...

Të prekurit nga tërmeti, Ministri Ahmetaj: Më 25 nëntor nis shpërndarja e apartamenteve me short publik

407
0

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë sot ka deklaruar se me 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për familjet në nevojë të prekura nga termeti. Ai tha se procesi do të jete transparent dhe se përzgjedhja do të kryhet me short publik. “Në 25 nëntor do fillojë shpërndarja e apartamenteve për të prekurit nga tërmeti. Duke parë transparencën çdo qytetar duhet të jetë i qetë për atë që i takon”-tha Ahmetaj. Ahmetaj shtoi se 25 shkolla nga procesi i rindërtimit kanë mbaruar krejtësisht ndërsa pjesë tjetër janë në fazë përfundimtare.

“Po ndërtohen 167 shkolla, përfshirë edhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Janë sot që po flasim 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër është në fazën përfundimtare.

Jemi duke diskutuar me OSHEE, për apartamentet e Laçit dhe vazhdojmë edhe për shkollat. E njëjta gjë vlen për atë pyetje që bëtë për shkollën në Kurbin. Sa i përket pajisjes me mobilie është një proces që e ndjekin njësitë zbatuese”