“Të përveshim mëngët”, Veliaj jep mesazhin e parë pas fitores

“Të përveshim mëngët”, Veliaj jep mesazhin e parë pas fitores

142
0

Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë mesazhin e parë, menjëherë pas shpalljes së rezultatit nga KQZ. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Veliaj shpreh mirënjohje dhe përulësi për qytetarët e Tiranës, si dhe respekt për rivalin e vetëm në garë, Arben Skënderin e Bindjes Demokratike.

 

Më tej, Veliaj shton se mezi pret edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, që të nisë me vendimet jetike.

 

“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty!

 

Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije #TiranesQeDuam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca! #BASHKE”, shkruan Veliaj.

loading...