“Të ngacmojnë, kërkojnë numin e telefonit”, spikerja tregon se ç’i ka ndodhur...

“Të ngacmojnë, kërkojnë numin e telefonit”, spikerja tregon se ç’i ka ndodhur me të ftuarit në studio

527
0
Anjola ka zbuluar se pas intervistave që ka  zhvilluar me  të  ftuar  në studion e lajmeve, personazhe të caktuar i kanë kërkuar numrin e telefonit.

E ftuar së fundmi  në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, spikerja e njohur e lajmeve, Anjola Hamzaj ka folur edhe për jetën e saj, dhe karrierën  në fushën e televizionit.

Spikerja ka përmendur edhe rolin që luan bukuria në ndërtimin e karrierës së saj.

Me sytë e kaltër dhe një  bjonde, Anjola gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Gjithashtu Anjola ka zbuluar se pas intervistave që ka  zhvilluar me  të  ftuar  në studion e lajmeve, personazhe të caktuar i kanë kërkuar numrin e telefonit.

“Sa nga të ftuarit e tu në studion e lajmeve të kanë ngacmuar, të kanë kërkuar numrin e telefonit pasi kanë mbaruar intervistën?”, e ka pyetur Jonida Shehu.

“Shumë. Të ngacomojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës”, është shprehur ajo.