“Të ndalohet festivali i RTSH-së”, Arben Skënderi me tone të ashpra Ministrisë...

“Të ndalohet festivali i RTSH-së”, Arben Skënderi me tone të ashpra Ministrisë së Arsimit: Kemi vlerë kulturore Noizyn

461
0

TIRANË– Festivali i fundvitit ka qenë gjithmonë në vëmendje të kritikave dhe polemikave. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, kompozitori Arben Skënderi ishte mjaft kritik si ndaj festivalit të RTSH-së, që sipas tij ka ulur standartin e çdo gjëje, por edhe ndaj vlerave kulturore që po përcillen ditët e sotme.

 

“ Është një festival që bëhet me fonde publike, bëhët me taksat tona, është një aktivitet që njerëzit e kanë harruar po është festivali i këngës shqipe. Nëse ka një strukturë që duhet të stimulojë këngën shqipe, është ky momenti. Ka patur shumë më tepër festivale dikur, janë rralluar janë tkurrur festivalet dhe shkollat e muzikës. Ka patur plot skena dhe momente që njerëzit mund të qaseshin në këtë gjë, ka ngelur vetëm ky i shkreti. Eurovizioni e ka shkatërruar gjithë sistemin. E ka shkatërruar sistemin sepse edhe nese aty brenda ka njerëz që i dhembset kjo gjë, sistemi Eurovizion nuk ia lejon këtë gjë.  Ka prishur standartin e çdo gjëje, pra që do të thotë që nuk është më këngë shqip sepse ne i ngatërrojmë,”- është shprehur  Skënderi.

 

Sipas muzikantit Skënderi, i gjithë problemi i adresohet instancave shtetërore, si pasojë që brezi i ri ka këngëtarin Noizy, si emblemë kulturore.

 

 

“Shteti ka një detyrë në të gjithë këtë histori, të stimulojë me të gjitha mënyrat e mundshme për kërkesën e nesërme, që oferta të vijë nga tregu. Shteti këtu bën të kundërtën, bën producentin, i bën të gjitha. Në kulturë askush, asnjë qeveri nuk ka pasur as këllqet e as nivelin në mënyrë të strukturuar. Kam pasur një diskutim me ministrinë e kulturës dhe po diskutoja të njejtat gjëra dhe më tha që të gjithë e dimë që sot kultura kushton shtrenjtë. Pasi ma tha tre herë i thashë : “Më fal zonja minister po injorancën e ke parë sa kushton”?! Ky është problem dhe Ministria e Arsimit që ndërhyn tek përmbajtja e teksteve dhe të jetë rregullatori, gjendemi sot nëpër tekste librash që personazhi emblemë e kulturës dhe artit shqiptar është Noizy.  Është në librat e shkollës, që kalamajtë shkojnë në shkollë,– ka shtuar më tej Arben Skënderi.