‘Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë’, aktori i...

‘Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë’, aktori i njohur shqiptar: Po për 25-vjeçarin shqiptar…

391
0

Donald Veshaj është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar.

Aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit, i cili u qëllua me armë zjarri nga një oficer policie dje.

Ai shkruan se shqiptarët reguan për vrasjen e afro-amerikani George Floyd, i cili u vra në mënyrë mizore nga disa oficerë gjatë një arrestimi, por që askush nuk po regon për vrasjen e një të riu shqiptar. Donald e ka konsideruar këtë ‘turp’.

“Black lives matter? Të gjithë shqiptarët në këmbë për një vrasje në Amerikë, postime pa fund. Po për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar të pafajshëm lives matter? Ncncnc turp! Këta jemi ne,” shkruan ai në postimin e tij.