Të gjithë mundohen të heqin peshë, Albana Osmani tregon arritjen e saj:...

Të gjithë mundohen të heqin peshë, Albana Osmani tregon arritjen e saj: Ja si i shtova 10 kg

321
0

Të jesh pjesë e ekranit do të thotë të kujdesesh me detaje për veten. Albana Osmani është një ndër ato vajza që kurohej nga koka tek këmbët në çdo dalje të saj, por edhe tani që nuk është më pjesë e televizionit vazhdon të tregojë po të njëjtin kujdes për veten.

 

Së fundmi ajo ka treguar se ka shtuar 10 kilogramë, duke u ushtruar në palestër për 1 vit dhe duke u kujdesur për ushqimin. Moderatorja shprehet se nuk ka arritur perfeksionin, që nuk ekziston, por është shumë e kënaqur me përmasat e saj trupore.

 

“Nga 55 kg në 65 nje ndjenje e mrekullueshme , kur fryn ere e vetmja gje qe mund të tundet eshte ndonje rreth tuli i sapo filluar rreth e perqark Them qe keto kg ti mbaj . Se fundja suksesi eshte tek të qenurit njeri i shendetshem dhe pa Photoshop në jete . Vetem po fillova te ha me me kujdes jo 3 pica e gjys në dite dhe u riktheva në palester qe per hir të se vertetes kam ushtruar vetem nje 1 vit rregullisht pjesen tjeter , kot kam kaluar kohen duke bere qofte dhe ndonje foto per qejf. Se fundja mire ndjehesha per të mos ta tepruar per të thene perfekt se ska njeri perfekt.

 

Perkundrazi sic cdo femer në kte bote kemi plot detaje qe mbetemi të pakenaqura. Ja keshtu nis sot mirë e mbare , dhe me shume kenaqesi do shoh mos realizoj ndonje video , ta pasqyroj në kanalin tim në YouTube si pjese e life style of mine .

 

Të shikoni qarte qe të besh vertete palester nganjehere nuk eshte dhe aq veshtire sa c’na duket Në jete jane nje sere gjerash qe të bejne njeri pervec pamjes kjo dihet.Por kujdesi per të tjeret në fakt nis nga kujdesi per veten. Kush thote të kundertern apo vepron ndryshe , nuk arrin të beje në fakt hiç gjenë . Keshtu hajde forca me vitamina C dhe D dhe pak aktivitet fizik tia dalim deri në fund me mendjen dhe trupin e shendoshe”, shkruan Albana.