“Të gjitha projektet ‘gjigante’ rezultojnë këngët më të…”- Kujt i drejtohet Ronela...

“Të gjitha projektet ‘gjigante’ rezultojnë këngët më të…”- Kujt i drejtohet Ronela Hajati me këto fjalë thumbuese?

308
0

Ronela Hajati publikoi sot një status në Instastory-n e saj, ku la të kuptohet se disa kolegë të saj bëjnë “zhurmë” kot para publikimit të ndonjë projekti të ri muzikor.

Këngëtarja nuk dha më shumë detaje, teksa në status shkruante:

“A më duket vetëm mua, apo të gjitha projektet ‘gjigante’ apo bashkëpunimet që mezor i presin të gjithë, rezultojnë këngët dhe materialet më të zakonshme ndonjëherë? Hmm”.

Ndërkohë, në postimet e tjera në llogarinë e saj në Instagram, Hajati ka bërë me dije se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, të titulluar “Rron”.

Madje ajo ka publikuar edhe momente gjatë përgatitjes, siç është make up-i, që mesa duket ka të bëjë pikërisht me këngën e re.

Më herët, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, këngëtarja zbuloi se i ka gati katër këngë për këtë vit të ri, ndërkohë që tre të tjera janë duke u punuar.