Që prej 23 shtatorit, jemi në shenjën e Peshores. Peshoret janë natyra të dashura dhe tepër të këndshme, por mund të bëhen edhe të zymtë, sidomos kur marrin urdhëra.
Peshoret shquhen për inteligjencën, janë dëgjues të mrekullueshëm dhe rrallë veprojnë me nxitim. Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë gjithnjë harmoninë, megjithatë përfshihen shpeshherë në situata aspak harmonike. Peshoret do ta mohojnë pavendosmërinë e tyre. Megjithatë u duhet thjesht kohë për të vendosur balancën.
Ndër të tjera, ata vlerësohen për komunikimin dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe veten për të tjerët. Në të shumtën e rasteve, një Peshore nuk heq kurrë dorë nga qëllimi që i ka vendosur vetes.
Disa prej karakteristikave të mësipërme, me siguri do t’i gjeni te personazhet shqiptarë të lindur në shenjën e Peshores./Anabel
Aurela Gaçe, 16 tetor
Saimir Pirgu, 23 shtator
Lori Hoxha, 19 tetor
Valdrin Sahiti, 19 tetor
Isli Islami, 17 tetor
Enca, 19 tetor
Noizy, 27 shtator
Mozzik, 29 shtator
Armiri Shahini i West Side Family, 4 tetor
Gashi, 4 tetor
Andresa, 17 tetor