Ekonomi

TAP, një tjetër fazë e rëndësishme ne vendin tone

By vizional

January 28, 2019

Instalimet në det të hapur, tashmë janë një tjetër fazë e rëndësishme e Gazësjellësit TAP, puna për të cilat ka nisur dhe vijon me intensitet të plotë.  Ky projekt mund të quhet edhe projekti më I madh detar që është duke u zhvilluar në vendin tonë, për instalimin e gazësjellësit TAP. Vendosja e tubave të çelikut në seksionin e TAP-it në det të hapur prej 105 km, përgjatë Detit Adriatik, është një proces I rëndësishëm, pjesë e të gjithë këtij investimi madhor.  Pika më e thellë e tubacionit nën nivelin e detit do të jetë 820 metra dhe për të përfunduar në kohë të gjithë procesin është duke u punuar me intensitet nga Inxhinierët dhe specialistët e TAP.  Kjo është një tjetër etap e këtij projekti, që na kujton edhe një herë angazhimin e madh dhe tepër serioz që është ndërmarrë, për përcjelljen e gazit përmes vendit tonë.