Tani s’ka më vend për dyshime, Jonida Vokshi e tha me gojën...

Tani s’ka më vend për dyshime, Jonida Vokshi e tha me gojën e saj se është …

373
0

Jonida Shehu është nga të paktat vajza të njohura të ekranit që ia ka dalë mbanë të ruajë jetën personale nga shtypi, ndaj martesa e saj me regjisorin Bensik Krapi në shtator të vitit që lamë pas, nuk mund të mos na surprizonte. Ashtu sikundër u habitëm edhe para ca javësh, ku në disa portale qarkulloi lajmi se ajo ishte shtatzënë për herë të parë. Aktorja simpatike nuk ngurroi t’i mohonte këto lajme duke u shprehur se ishin thjesht thashetheme,por siç thotë populli “Ku ka zë, s’është pa gjë” dhe Jonida nuk priti më, por e deklaroi me gojën e saj në “Top Talent” se brenda saj rritet një qenie e re. Moderatorja, e cila është një prej anëtareve të jurisë pohoi se në juri nuk janë katër, por pesë veta. E pyetur nga Ori Nebijaj se si është të gjykosh konkurrentët veti i dytë, Vokshi u shpreh:

“Këtë edicion të Top Talent u mendua që të kishte katër persona, pa e ditur që do ishim pesë, sepse unë ndërkohë sa e kisha marrë vesh lajmin. Jemi pesë. Nëse mua do të më lejohet ta shfrytëzoj herë pas here kur të jemi dy me dy me vota.” Jonida, zbuloi gjithashtu se pritja e ëmbël e ka bërë edhe më të ndjeshme se më parë.

 

Foto shoqëruse nga filma “Derë e hapur” ku Jonida luante rolin e një gruaje shtatzënë.