Tani na hutuan fare, Donaldi dhe Triksa janë bashkë? Kjo foto nga...

Tani na hutuan fare, Donaldi dhe Triksa janë bashkë? Kjo foto nga makina po i bën lëmsh të gjithë

431
0

Donald Veshaj publikoi dje mbasdite këngën e tij të parë solo të titulluar “Nuk je” dhe shumë ndjekës e morën atë si një dedikim për Bora Zemanin, nisur nga teksti por dhe nga detajet e klipit.

Ndërkohë edhe Triksa është duke bërë gati këngën e saj të re që pritet të publikohet së shpejti. Por edhe pse thuhet që kënga e Donaldit është dedikim për Borën, os vallë Donaldi dhe Triksa janë bashkë?
Ok, pak lëmsh situata, por akoma edhe më lëmsh na bën Olti Curri. Përmes disa postimesh në Instastory, blogeri ka kapur se në ekranin që ndodhen në sendiljen e Beatrix duket figura e një djali misterioz,

Tani na hutuan fare, Donaldi dhe Triksa janë bashkë? Kjo foto nga makina po i bën lëmsh të gjithë
i cili shihet me kapuç. Imazhi nuk është i qartë, por silueta i përngjan shumë një fotoje që Donaldi ka postuar në Instastory këto ditë.
Megjithatë, nuk mund të themi me siguri nëse bëhet fjalë për aktorin, por nuk është hera e parë që ish-cifti i BBV, jep ca sinjale që mund të jenë akoma bashkë.

Tani na hutuan fare, Donaldi dhe Triksa janë bashkë? Kjo foto nga makina po i bën lëmsh të gjithë

Edhe pse ka më shumë  se një muaj që Big Brother VIP ka mbaruar, por trekëndëshi më i bujshëm i dashurisë në shoëbizin shqiptar vijon të jetë kryefjalë e mediave sociale. Se çfarë do ndodhë më tej me këta tre personazhe mbetet për tu parë.

Shperndaje