Lajme

Tani mund ta mposhtni diabetin pa hequr dorë nga pastat

By vizional

July 01, 2019

Në  prill të këtij viti, një grup ekspertësh dolën me një raport sipas së cilit, njerëzit që vuajnë nga tipi 2 I diabetit, nuk duhet të konsumojnë pasta dhe në përgjithësi karbohidrate. Vakti I tyre duhet të jetë I përbërë vetëm nga perime, dhe proteina të shëndetshme, shkruan dailymail/ Sidoqoftë, një studim I bërë kohëve të fundit ka rezultuar se nuk është ushqimi ai që shkakton diabetin, është sasia e ushqimit që mund të shkaktojë dhe ta përkeqësoje  këtë sëmundje.  “evidencat shkencore kanë treguar se shkaku kyesor I sëmundjes së diabetit është obeziteti, I cili bënë akumulimin e yndyrës në organet e shëndetshme dhe shkakton diabetin”.  “Shmangia e përdorimit të disa ushqimeve ka shumë pak ndikim. Ajo çfarë ka rëndësi është pesha”. Tha dr. lean, autor I studimit.

Sipas këtij studimi, konsumimi I ushqimeve të shëndetshme nuk ka rëndësi, përderisa jeni në mbipeshë.  Sipas studiuesve, idea e konsumimit të ulët të karbohidrateve, në mënyrë që të parandalohet diabeti është vetëm mit. Ky mit ka ardhur për arsye se karbohidratet rrisin sasinë e insulinës në trup.

Në përgjithësi, mesazhi I këtij studimi është, që njerëzit të fokusohen në sasinë e ushqimit që konsumojnë në vend të llojit të ushqimit. .