Tallja e AZHBR me fermerët, ja sa fonde marrin në vendet fqinjë

Tallja e AZHBR me fermerët, ja sa fonde marrin në vendet fqinjë

565
0

Nga Aurora Sulçe

Të premten e 19 qershorit u mbyllën aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët. Përgjatë dy javëve të fundit, drejtuesit e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, që ndryshe njihet si AZHBR, vrapuan nëpër ekranet e televizioneve për të propaganduar programin e mbështetjes financiare që do të nxirrte nga halli fermerët dhe për t”iu bërë thirrje atyre për të aplikuar. Sot aplikimet janë të mbyllura dhe ne mund të gjykojmë realisht mbi atë që na e kanë lançuar si një histori suksesi, Sa ndihmë u jep AZHBR-ja fermerëve?

Fast News Albania ka siguruar dhe më pas, edhe ka konfirmuar zyrtarisht nga ky institucion shifrat dhe nëpërmjet një kërkimi kemi bërë krahasimin e tyre me vendet e rajonit. Rezultati është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë.

Më saktësisht, skema kombëtare për mbështetjen e fermerëve kap në total vlerën e 7.43 miliardë lekëve të vjetra, ekuivalent me rreth 6 milionë euro. Bëhet fjalë për skemën që subvencionohet nga buxheti i shtetit dhe që nuk ka lidhje me programin IPARD të financuar nga Bashkimi Europian. Pra, 6 milionë euro është subvencioni që jepet për fermerët këtë vit. Ky nivel financimi në vendet e tjera të rajonit është shumë shumë herë më i lartë. Më saktësisht, në Malin e Zi agrobuxheti i këtij viti është 61 milionë euro, me rritje 8.3 milionë euro kundrejt vitit 2019. Krahasuar me Shqipërinë, shuma në dispozicion të fermerëve është 10 herë  e lartë.