TAKIMI U MBYLL PA ASNJË MARRËVESHJE, DONALD TRUMP DEL NË KONFERENCË: ZBULON...

TAKIMI U MBYLL PA ASNJË MARRËVESHJE, DONALD TRUMP DEL NË KONFERENCË: ZBULON Ç’NDODHI ME KIM JONG UN

348
0

Presidenti Donald Trump këmbëngul se samiti i tij me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un ishte “shumë produktiv”, por theksoi se nuk kishte asnjë marrëveshje me vlerë të nënshkruar.

“Ne patëm një takim vërtet të frytshëm. Menduam dhe mendova dhe (Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo) mendonte se nuk ishte gjë e mirë të nënshkruhej asgjë”, tha Trump, pak minuta më parë gjatë një konference pas përfundimit të samitit.Presidenti e quajti Kim “një djalë me mjaft karakter” dhe tha se, ndërkohë që kishin “disa opsione” ata konsideronin të vendosnin “të mos bënin asnjë “, shkruan CNN. Po ashtu presidenti theksoi se do të jenë miq të mirë me liderin e Koresë. Pak para se Trump të dilte në konferencë për shtyp, Shtëpia e Bardhë njoftoi se asnjë marrëveshje nuk u arrit mes dy liderëve..

“Asnjë marrëveshje nuk është arritur, por ekipet e tyre përkatëse shpresojnë të takohen në të ardhmen,” shkroi në një deklaratë sekretarja e shtypit Sarah Sanders.

Të dy udhëheqësit u nisën nga Hotel Metropole, ku bisedimet u zhvilluan, rreth orës 13:30. kohë lokale, dje afërsisht katër orë e gjysmë pas fillimit të bisedimeve.Ata u larguan pa marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët që fillimisht ishte përcaktuar më axhendë. Po ashtu mësohet se dy liderët nuk zhvilluan as drekën e përbashkët, që ishte planifikuar.Qëllimi i këtij takimi ëishte për të përcaktuar rrugën drejt çnuklearizimit të Koresë së Veriut. Ky ishte takimi i dytë i liderëve, pas atij në Singapor, qershorin e vitit të kaluar i cilësuar si historik.

190227231712-42-trump-kim-summit-exlarge-169.jpg