Takimi me Metën për zgjedhjet, Idrizi zbardh bisedën: Kërkova datën më të...

Takimi me Metën për zgjedhjet, Idrizi zbardh bisedën: Kërkova datën më të afërt! Deklarata e Mitsotakis e turpshme! Shqipëria s’ka çfarë të flasë me Greqinë për çështjen e ‘Detit’

526
0

Përfundon takimi me Metën për zgjedhjet, Idrizi zbardh bisedën: Kërkova datën më të afërt! Deklarata e Mitsotakis e turpshme! Shqipëria s’ka çfarë të flasë me Greqinë për çështjen e ‘Detit’ Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi në lidhje me datën e zgjedhjeve.Idrizi tha se Metës i kërkoi që për zgjedhjet të lihet data më e afërt që e lejon Kushtetuta. Sakaq në këtë takim kreu i PDIU tha se i ka ngritur Metës shqetësimet e tij në lidhje me çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Teksa e quan deklaratën e kryeministrit grek të turpshme, sipas tij mes dy vendeve s’ka çfarë të diskutohet më për këtë temë, por bisedimet duhet të vijojnë për çështjen ‘Çame’.

“Kërkova datën më të afërt që lejon kushtetuta për zgjedhjet.

 

Është një krizë e thellë e cila është thelluar më shumë pre tërmetit pandemisë dhe keqqeverisjes. Shpreha shqetësimin për deklarimin e kryeministrit të Greqisë për zgjerim në drejtim të Shqipërisë. I gjithë opinioni publik është i shqetësuar sepse ata thanë që e kanë informuar kryeministrin shqiptar. Ndërsa ky i fundit thotë se Greqia ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.

 

Ky nuk është rast i Shqipërisë. Neni 15 i Konventës për detit kjo bëhet vetëm kur e lejon gjeografia. i Shpreha shqetësimin presidentit të Republikës sepse në këtë marrëveshje, dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen duke cenuar zonën ekonomike të vendit tonë. Rama në ditët e fundit ka bërë një tërheqje dhe ka lexuar edhe vetë këtë pikë e cila thotë se aty ku nuk e lejon gjeografia një shtet nuk mund ta shpallë në mënyrë të njëanshme. Qeveria shqiptare nuk duhet të pranojë më devizën e Greqisë dhe Serbisë që çfarë është e tyre është e tyre dhe çfarë është e jona është e diskutueshme.

 

Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar që nga viti 2013 dhe delimitimi i kufijve detarë dhe tokësorë është bërë me komision ndërkombëtar në vitin 1926. Nuk kemi çfarë bisedojmë me Greqinë. Nëse Greqia do të hapë çështjen e kufijve ne do kërkojmë territorin tonë. I bëra të qartë Metës se bisedimet duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës dhe zgjidhja e çështjes çame.

 

Ne nuk kemi ça bisedojmë me Greqinë për ujërat territorialë dhe kufijtë tokësorë. Shqipëria ka lëshuar shumë. Deklarata e mototakis ishte e turpshme.

PDIU i shprehu shqetësimet Presidentit që qeveria ka fshehur agjendën shqiptare në diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka avancuar me agjendën greke”, tha Idrizi.