Takimi me Metën, Idrizi tregon detajet

Takimi me Metën, Idrizi tregon detajet

250
0

Presidenti Meta vijon takimet me faktorin politik për të dakordësuar një datë të re për zgjedhjet lokale, ndërsa ka pritur ditën e sotme kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, Idrizi u shpreh se vendi po rrëshket drejt autoritarizmit, ndërsa shtoi se nuk është koha për të folur për një datë të re zgjedhjesh. Ai shtoi se është koha që kryeministri Rama t’i thërrasë arsyes.

“Ky takim me Metën vjen në një situatë shumë të vështirë për demokracinë. Ndamë shqetësimet për situatën e rëndë ku ndodhemi, vlerësojmë aktin për çdekretimin e 30 qershorit, por i bëmë të qartë se sot nuk është dita dhe momenti për të diskutuar për datë të re por të ikim nga spiralja ku jemi fut, që po e nxjerr vendin jashtë shinave, momenti kur kokat e nxehta, që e kanë në dorë, të ulen në diskutime.

Ajo që na intereson ne është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të ndershme dhe jo të kontaminuar për shkak të shitblerjes së votave.

Është momenti që është koha e përgjegjësisë politike për të bërë një pakt të madh për të gjitha forcat politike, i bej thirrje arsyes së Edi Ramës.

Imagjinoni ca do ndodhte nëse opozita do vendoste që zgjedhjet të bëhen në 10 korrik, është koha ti kthehemi arsyes”, tha Idrizi.