Takimi me bankat, irona e Rames: Të gjithë jeni në duart e...

Takimi me bankat, irona e Rames: Të gjithë jeni në duart e krimit

381
0

Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri” iu është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për projektbuxhetin 2018. Në linjën e ironisë, kreu i qeverisë theksoi se deklaratat e Bashës janë për të qeshur dhe për të qarë bashkë. Mes të tjerash ai shtoi se të gjithë të pranishmit, duke marrë shkas nga deklaratat e opozitës, janë në duart e krimit. “Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kishte thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI-DEA si një projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar, programi ynë është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje apo edhe ata që janë me kufje, madje ata që janë me kufje janë më të dyshuarit, është për të qeshur edhe për të qarë se këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin. Ndaj dua tu them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik është optimist”, tha Rama.