Takim i përzemërt me drejtues të Luginës, Duka premton mbështetje për Preshevën

Takim i përzemërt me drejtues të Luginës, Duka premton mbështetje për Preshevën

401
0

Sot paradite, presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka pritur përfaqësuesit e KF Lugina, nga Lugina e Preshevës. Drejtuesi i klubit Nagip Jakupi dhe sekretari i tij Ardian Agushi e njohën presidentin Duka me problematikën e futbollit në Preshevë, por edhe kanë kërkuar prej tij mbështetje nga ana e FSHF-së.

Pjesëmarrja e klubit futbollistik Lugina në Kupën “Pavarësia”, mbështetje nga FSHF për Klubin Lugina në bazë materiale (uniforma,topa etj), pjesëmarrja në seleksionimet e grupmoshave në FSHF dhe licencimet e trajnerëve, UEFA C dhe UEFA B në FSHF e trajnimet për arbitrat, këto ishin pikat ku Armand Duka, pasi ka ndjekur rezymenë e paraqitur u afroi ndihmë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës

Duka garantoi plotësimin e të gjitha kërkesave që ata paraqitën, e njëherësh ngarkoi një grup pune për të ndjekur detajet e plotësimit të tyre, por edhe garantoi mbështetjen institucionale e personale për zgjidhjen e problemeve që ka futbolli në këtë krahinë. Në fund, ai pranoi me kënaqësi, kërkesën për të vizituar Preshevën dhe për tu njohur nga afër me problematikën e futbollit në krahinën e saj.