Tahiri tregon dokumentin e Katanias dhe ka një mesazh për Lulin, Monikën...

Tahiri tregon dokumentin e Katanias dhe ka një mesazh për Lulin, Monikën dhe për deputetët e PS

102
0

Një ditë para se Kuvendi të vendosë për kërkesën e prokurorisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit. Ish-ministri i Brendshëm tha se ai nuk është në kërkim nga drejtësia italiane. Ai publikoi një dokument nga prokuroria e Katanias ku shkruhet se Tahiri nuk po hetohet nga italianët për trafik droge. Më tej ai dha edhe një mesazh për Bashën dhe Kryemadhin.

Pjesë nga deklarata e Tahirit

“Nuk është e re që gjyqi juridik nga njëra anë dhe kërkesa e prokurorisë për arrestimin tim dhe gjyqi publik ku politikanë dhe hedhin baltë mbi mua, duke më bërë herë fajtor dhe herë viktimë. Nuk më intereson dhe nuk kam dëshirë të përfshihen në debat. Në politikës i ka ardhur rasti që llumin e politikës së 25 viteve ta hedhë mbi mua, që nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbuluar vjedhjet. Unë u them rrini, unë do e përballoj edhe këtë. Për të fryrë mbi mua me politikë të mbrapshtë, të pisët unë unë u them rrini rehat se unë do e përballoj.  Unë do të jem në atë shteg për të kërkuar të drejtën time dhe jo me fjalë dhe as me llafe apo thashetheme, por me prova. Për mua ka rëndësi sot, vetëm e vërteta dhe e drejta ime. Të drejtën dua ta gjej vetë, pa ndihmë dhe pa mbështetje, jam qytetar i thjeshtë. Sigurova këtë dokumente nga prokuroria e Katanaias. Dhe thotë se Saimir Tahiri nuk rezulton sot dhe më herë që të ketë pasur procedim penal nga Katania. Pra prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë herë një lidhje të vetme me mua për të nisur një procedim ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë drogë, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës. Luli dhe Monika si kukullat më ekzemplare të shefave të tyre. Ky hynë parashikimet se do të vijë tërmet se do të ndodhë hataja dhe se NATO do të vijë këtu. Si nuk mori kush mundim të bënte një verifikim që ky që bëra unë, por shthurin fantazinë që edhe filmave do ua kishin zili. Nuk më intereson se kush arrestohet, shumë mirë që të shkojë para drejtësisë.

Unë u siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, ngjan amatore krahasuar me bandën që ka gabuar këtë histori duke hedhur bomba për publikun që lëviznin institucione të tjera, që sot betohen para ligjit dhe llogari japin para pushtetit politik. Unë kam kërkuar që të mos fshihem pas partisë, imunitetit dhe pushtetit. Unë kam kërkuar të bëj betejën time për të drejtën. Unë do e fitoj betejën time me drejtësinë. Sot përmes avokatit i kam kërkuar prokurorisë të zhvillojë pa ndërprerje hetimin tim, pasi rruga për te vërteta nuk mund të jetë me ndalesa, unë nuk kam kohë për të humbur. Nuk pres që të bëhet tërkuzë kjo histori për të vonuar të vërtetën për të bërë politikë. Unë do të bëj gjithçka që kjo histori mos të mbetet në kanalet e historisë. Unë nuk do të humbas asnjë ditë kohë”.

 

Nesër është seanca në Kuvend…

 

Jam i gatshëm që të hetohem, nuk i kërkoj asnjë nder ndokujt nëse ka deputetë që mendojnë që duhet të arrestohem, përfshirë edhe të PS i ftoj të votojnë që të arrestohem. Mua me PS më ka bashkuar vetëm e vërteta për ta bërë këtë vend më të mirë.  Unë dua të përballem me të gjithë me kokën lart, në rrugë dhe në politikë. Jam gati të përballem me çdo pasojë. Deputetët e PS jam super i bindur që do të mbrojnë qëndrimin për të vërtetën. Nëse mendojnë se kjo nuk ka lidhje me të vërtetën le të votojnë, unë do të shkojë në burg.

 

Pezullimi nga funksionet në PS

 

Nuk kam asnjë koment, nuk e quaj surprizë normale që PS të mbajë një qëndrim. Unë e kam betejën me të vërtetën time.

 

Dokumenti nga Italia

 

Ky dokument që unë e gjeta në 48 orë, vërteton se prokuroria e Katanias në 4 vite nuk ka gjetur arsye për të më hetuar, por si mundet që prokuroria shqiptare në 48 orë më akuzon për përfshire. Do rri të dera e Krimeve të Rënda deri sa të më marrin në pyetje dhe të dalë e vërteta. Dua të refuzoj politizimin e luftës.

 

 

loading...