Tahiri shfaqet me rroba ushtarake në majë të Labërisë, çfarë mesazhi kërkon...

Tahiri shfaqet me rroba ushtarake në majë të Labërisë, çfarë mesazhi kërkon të përçojë

397
0

Kur diskutohet se si do të vazhdojnë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, vetë ky i fundit vazhdon të sfidojë me poza në liri. Ketë Tahiri është shfaqur me rroba ushtarake në majën e Këndrevicës, duke treguar se ku po kalon fundjavën. “Maja e Kendrevicës – 2122 m. Përshëndetje nga çatia e Labërisë”, shkruan Tahiri. Tahiri e ka cilësuar si luftë me të vërtetën punën me drejtësinë, ndërkohë që afatet për hetimet ndaj tij janë drejt ezaurimit, çka mund të çojë edhe në mbylljen e tyre. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.