Tahiri: Nuk pres ta gjej të drejtën time në Parlament. Opozita e...

Tahiri: Nuk pres ta gjej të drejtën time në Parlament. Opozita e pret me pankarta

411
0

Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare ku do të votohen raportet e Këshillit të Mandateve për kërkesën e prokurorisë për autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit. Ky i fundit ka marrë fjalën i pari, ku ka folur shkurt në lidhje me kërkesat e palëve politike, ku PS kërkon hetim në gjendje të lirë, ndërsa PD dhe LSI arrestimin. Tahiri tha se mirëpret çdo lloj vendimi të deputetëve, duke shtuar se rruga e tij nuk ndalet këtu, por do vazhdojë përballjen me drejtësinë. “Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar, kështu që unë do ia kursej çdo fjalë timen në lidhje me këtë. Nuk pres ta gjej të drejtën time këtu në Parlament, por para drejtësisë, kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime nuk ndalet këtu”, tha Tahiri.

Ndërkohë që Tahiri fliste në Kuvend, deputetët e opozitës hapën pankarta me mbishkrimet “Qeveri Mafioze”, “Qeveri e Krimit”, “Qeveri e Drogës” etj.

Menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri Tahiri është larguar nga salla, duke vendosur të mos ndjekë nga afër diskutimet e deputetëve. Sipas rregullores së Kuvendit, nenit 118 të saj, kërkesa e prokurorisë vendoset si pikë e parë të rendit të ditës dhe raporti i Këshillit të mandateve nuk bëhet me debat, ndërsa votimi për të bëhet i fshehtë.