Tabaku i publikon videon Ramës: Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim, t’u...

Tabaku i publikon videon Ramës: Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim, t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve

420
0

Përmes një video të publikuar në facebook, ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, shkruan se kreu i qeverisë ka vetëm një synim t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. “I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës. Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve. Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve.”- shkruan Tabaku, bashkëngjitur videos.