Lajme

Surprizon moti, rikthehen erërat dhe shtrëngatat, ja në cilat zona

By vizional

August 02, 2019

Nëse keni bërë plane për fundjavë, duhet t’i rishikoni sërish. Pas këtyre 3 ditëve të nxehta, fundjava nuk premton të njëjtën gjë.

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

 

Zonat bregdetare pritet të goditen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

 

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

 

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta.

 

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

 

TEMPERATURAT

 

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 22 / 31 °C

 

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

 

në vendet malore: 17 / 32 °C.

 

ERA

 

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.