Superliga pas dy humbjvee të hidhura të Kukësin dhe Partizanit

Superliga pas dy humbjvee të hidhura të Kukësin dhe Partizanit

333
0

Ndryshimi në pankinë nuk solli aspak efekt te Kukësi, që në dy ndeshje me Orges Shehin në stol ka marrë vetëm një pikë dhe distanca ndaj Tiranës së vendit të parë ka shkuar në plot 9 pikë, që duket se do të jetë e vështirë për t’u përmbysur.

Verilindorët u mposhtën me rezultatin 2-1 në Korçë nga Skënderbeu, në një sfidë ku gjithçka u zhvillua që në pjesën e parë.

Dejvi Bregu dhe Bruno Dita shënuan fillimisht për vendasit, ndërsa më pas ishte Valon Et’hemi që rihapi takimin.

Megjithatë deri në vërshëllimën finale Kukësi nuk arriti të gjejë të paktën një gol, për të shmangur humbjen, ndërsa te verilindorët fitorja mungon prej 8 shkurtit, kur mposhtnin Laçin me shifrat 3-1 dhe më pas në 5 takimet e radhës numërojnë 3 barazime e dy humbje.

Zhytet në krizë edhe Partizani, që sot pësoi humbjen e radhës në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 1-0 përballë Vllaznisë vendase, që për të dytën ndeshje radhazi dhuron paraqitje të mira dhe ruan kuadratin të paprekur.

Një penallti e akorduar për shkodranët në pjesën e parë dhe e ekzekutuar me saktësi nga kapiteni Gilman Lika, vendosi edhe fatin e takimit, ndërsa deri në fund Partizani provoi të shmangë humbjen, por vendasit u mbrojtën mjaft mirë dhe larguan çdo rrezik.

Kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit, Tirana është shkëputur në vendin e parë me 53 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 44 pikë dhe Laçi e Skënderbeu me 41 pikë, ndërsa Vllaznia është ngjitur në kuotën e 35 pikëve.